20 Nëntor, 2020

“Qëndrova i shtrirë në krevat dhe po prisja të vdisja”- Këngëtari famshëm rrëfen “luftën” me ankthin dhe depresionin: S’doja të zgjohesha e as të jetoja


J Balvin ka folur hapur për shëndetin e tij mendor në podkastin “En La Sala”.

Këngëtari kujtoi disa nga periudhat më sfiduese të jetës së tij që kishin të bënin me depresionin dhe ankthin.

“Thjesht qaja pa asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, as nuk dëshiroja të jetoja dhe nuk e di pse,”- rrëfeu 35-vjeçari.

Tani, pasi kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë rreth ankthin e depresionit, kthehet pas në rininë e tij dhe kupton gjëra që në atë periudhë nuk arrinte dot.

“Ti humbet shpresën dhe ndiheni të çuditshëm në çdo vend që shkoni, ndiheni sikur jeni jashtë trupit tuaj,”- shtoi ai, duke përshkruar në periudhë kur qëndroi në shtrat për 5 ditë duke pritur të vdiste.

Balvin shtoi se është akoma e vështirë për të që ta pranojë se “lufta për shëndetin mendor mund të jetë më e fuqishme sesa vetë ai”.

“Është në rregull të mos jesh në rregull,”- iu drejtua si fansave të tij. “Ju kuptoj, e di se çfarë ndjeni. Mund të jeni në momentin më të mirë të jetës por ndihemi keq. Unë e kuptoj këtë, e kam përjetuar, por kam besim se gjithçka do të kthehet në normalitet. Po përpiqem të bëj një jetë të shëndetshme.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al