Një i ri i apasionuar pas lojërave elektronike ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë pasi qëndroi për 20 orë ulur pa ndërprerje. Ngjarja ndodhi në një qendër interneti në Provincën Zhejiang në Kinë.

Nga raportimet e mediave vendase thuhet se burri, ende i paidentifikuar, iu lut miqve të tij të përfundonin për të lojën. Ai zbuloi se nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit të tij vetëm kur tentoi të shkonte në tualet.
Fansi i lojërave nisi të luante nga mbrëmja e 27 janarit derisa shokët e tij telefonuan ambulancën, pasditen e 28 janarit.
© Panoramaplus.al

