Aktori i njohur Alec Baldwin mund të akuzohet për vrasje të aksidentale të kinomatografes Halyna Hutchins.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(753x120:755x122):format(webp)/alec-baldwin-halyna-hutchins-081523-d83d3e5d1a30460d87323e6caa023866.jpg)
Ai mbante në dorë armën që u hodh aksidentalisht në xhirimet e filmit “Rust” në vitin 2021 dhe për pasojë gjeti vdekjen një ndër pjesëtarët e stafit të xhirimeve, ndërsa nga incidenti mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza.
65-vjeçari vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se nuk e ka tërhequr qëllimisht këmbëzën e armës, duke i rrëzuar kështu të gjitha akuzat e ngritur ndaj tij.
Megjithatë sipas “NBC News”, çështja do të rihapet dhe një herë muajin e ardhshëm, mes diskutimeve për një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me masën e sigurisë 18 muaj burg.

Xhirimet e këtij filmi ishin ndërprerë në pritje të një hetimi dhe rifilluan në prill të këtij viti.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(704x579:706x581):format(webp)/Alec-Baldwin-Set-of-RUST-63700d3eb2da49c8b9f77c3a7a2e9a6d.jpg)
© Panoramaplus.al

