11 Nëntor, 2020

“Qaja në korridoret e punës”- “Luzja” tregon vështirësitë e fillimit të karrierës së saj si aktore! Ja cilët e mbështetën ende pa marrë famë


Ndonëse ka spikatur dhe është identifikuar me personazhin e Luzes, Renada Caci është sot ajo që i bën të gjitha.

renada caci, luzja (5)

Për një pjesë prej jush që nuk e dinë, ajo nuk e ka nisur në aktrim karrierën e saj, por në muzikë, madje edhe ka marrë pjesë në gara muzikore.

renada caci, luzja (4)

Megjithatë, Renada Caci u bë e njohur në “Portokalli”, me rolin si Luzja.

Së fundmi, ajo ka treguar në një intervistë tek “Rudina” se ishte pikërisht ky personazh që e ndihmoi të rritej në karrierë dhe se fillimi ka qenë shumë i vështirë dhe torturues.

Renada tregoi se ka qarë shpesh nëpër korridore dhe se nuk kishte shumë vetëbesim.

renada caci, luzja (7)

Megjithatë, aktorja e humorit i falënderoi të gjithë personat që e kanë mbështetur në fillimet e saj, përfshirë Agron Llakajn dhe Erion Isajn.

renada caci, luzja (2)

Ka qenë Erion Isai i cili ëshë bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falënderoj më shumë është Agron Llakaj, i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur dhe teksa qaja e më jepte kurajo,”- ka thënë ajo.

renada caci, luzja (3)

Ndërsa në lidhje me rolin e saj si Luzja, aktorja u shpreh:

Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash çohu bëje pak dhe e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenurit Renada Caci që i bën të gjitha”.

renada caci, luzja (1)

© Panoramaplus.al