Edhe pse ka kaluar një vit që nga pjesëmarrja e saj në klipin e këngës së Butrin Imerit, duket se Kiara Tito nuk do t’i shpëtojë pyetjes: “Pse u ndatë?”.

Ndonëse ata nuk e pranuan kurrë se janë bashkë, fotot nga paparacët dhe shfaqjet në vende të njëjta, gjithmonë kanë qenë elementë që ngrinin dyshime.
Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar tek “Roped with Olsi” dhe aktori i humorit ia ribëri këtë pyetje.

“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja ‘Pse u ndave?’.
Kush të tha që u ndamë. Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë. I paske lënë për në fillim këto pyetjet pikante…,”- tha ajo.

Pas thashethemeve se moderatorja dhe këngëtari Young Zerka po dalin bashkë, Olsi Bylyku i bëri këtë pyetje Kiara Titos: “Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi i tij?!”

Ndërkohë, ajo iu përgjigj me shaka: “Ia mora dorën klipeve tani. Mund të dal edhe te ndonjë tjetër. Po pse jo mo Olsi, pse jo?”.
Aktori i humorit donte të mësonte më shumë për raportin që ajo ka me Young Zerkën, prandaj vazhdoi ta pyeste.

“Çfarë po ndodh mes jush? Sepse, te ‘Shiko Kush Luan’, e pame se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë. Ish-ëve…”
“Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin,”-tha Kiara Tito si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrint Ymerin.

“Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente ‘Janë super çift’, ‘Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin’; dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh)
Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”

E vendosur përballë tre fotove: Young Zerkë, Mozzik dhe Butrint Imerit, ajo zgjodhi këtë të fundit.
© Panoramaplus.al
