11 Korrik, 2025

Pyeti Rikcy Martin për s*ksualitetin e tij, gazetari rrëfen momentin e sikleteshëm me këngëtarin: Ai më quajti copë mbeturine


Gazetari amerikan Billy Bush ka ndarë për herë të parë detaje nga një incident i ndodhur në fillim të viteve 2000, kur pyeti këngëtarin Ricky Martin për seksualitetin e tij gjatë një interviste për “Access Hollywood”. Bush, duke folur në podkastin “Literally!

With Rob Lowe”, pranoi se pyetja ishte e papërshtatshme dhe theksoi se është një nga momentet për të cilat ndihet më shumë në faj në karrierën e tij.

Sipas Bush, një natë para intervistës në një bar hotelesh kishte dëgjuar disa persona që spekulonin mbi seksualitetin e Martin. Kjo e shtyu të guxonte ta pyeste drejtpërdrejt. Por Ricky Martin nuk reagoi mirë.

“Në intervistë, ai thjesht u përpëlit dhe tha: ‘Çfarë?’ Pastaj më quajti ‘idiot’, më mori mikrofonin dhe u largua. Madje më tha: ‘A do titullin tënd? Je një copë mbeturinë’,” rrëfeu Bush.

Gazetari u kritikua nga shefat e tij në Los Angeles për incidentin, ndërsa vetë ai tregon se më vonë hyri përsëri në dhomë për t’i kërkuar falje këngëtarit. Ricky Martin, sipas Bush, e fali, duke i thënë: “Kam luftuar me këtë gjithë jetën time. Do të ketë një kohë dhe një vend për ta ndarë publikisht, por jo sot.”

Ricky Martin e pranoi publikisht homoseksualitetin e tij në vitin 2010, shtatë vjet pas asaj interviste, duke shkruar në faqen e tij të internetit: “Jam një burrë gej me fat.” Ai ka rrëfyer më vonë se presioni nga media dhe intervistat ku e pyetnin për këtë temë i kishin shkaktuar ndjenja të rënda, duke përfshirë edhe atë që e cilësoi si “pak PTSD”.

Bush dhe Martin u ribashkuan dy vite pas incidentit dhe sipas gazetarit, gjithçka u sqarua mes tyre. “Ai më përqafoi dhe të dy e kuptuam se e kishim kaluar. Aty mësova se nuk duhet të sillesh si budalla dhe të dish se ku janë kufijtë.”

© Panoramaplus.al