27 Prill, 2021

Puthje pasionante me të dashurin në shkretëtirë, Kourtney Kardashian i vë flakën rrjetit me pozën e nxehtë


Kourtney Kardashian dhe partneri i saj Travis Barker po shijojnë ditët më të bukura të lidhjes së tyre.

Ylli i klanit Kardashian e vërtetoi këtë teksa publikoi një foto në rrjetet sociale në krahët e muzikantit.

E veshur me bikini në formën e tangave, ajo pozoi me këmbët mbështjellur rreth shpinës së Barker teksa shkëmbenin puthje pasionante në shkretëtirë.

Ajo vuri në pah të pasmet e saj bombastike, duke mos lënë vend për imagjinatën.

“Si parajsë”- shkroi Kourtney Kardashian krahas imazhit “të nxehtë”.

Çifti udhëtuan në shkretëtirë për të festuar 42 vjetorin e lindjes së Kourtney.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al