23 Prill, 2022

Puthja në buzë me Arjolën, Iliri rindez edhe njëherë debatin


Kur ka përfunduar Big Brother dhe gjithë zhurma që e shoqëroi këtë format, fituesi i edicionit të parë, ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë një prej episodeve më të komentuara.

Flasim për puthjen e Ilirit dhe Arjolës, brenda shtëpisë, teksa po interpretonin pjesë nga filmi “Edhe ashtu edhe kështu”. Arjola ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram dhe ndër të parët që e ka komentuar ka qenë pikërisht Ilir Shaqiri. “Syt e tu syt e tu me gjithë dritat që kam parë”, i shkruan ai duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Pjesë kjo e shkëputur nga kënga që Iliri këndoi brenda shtëpisë, pak sekonda para se Arjola ta puthte në buzë. Ky fragment u komentua gjatë në rrjetet sociale, çfarë solli edhe reagimin e bashkëshortes së balerinit. Emanuela në atë kohë u shpreh se e kuptonte ngjarjen, duke qenë edhe vetë aktore. Edhe vetë Arjola e preku këtë temë, kur doli nga shtëpia, duke u shprehur se gjithçka ishte për interpretimin dhe se Ilirin e quante vëllain e saj.

 

 

© Panoramaplus.al