28 Dhjetor, 2017

“Puthja më e ëmbël e 2017” -Poni më në fund na tregon diçka nga jeta private


Poni është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri. Ajo është aktive si me prurje muzikore, po ashtu edhe me koncerte jashtë vendit, por e rezervuar sa i takon jetës private.

Ndryshe nga shumë artistë që në këto ditë janë të angazhuar me koncerte duket se Poni gjendet në shtëpi. Këtë mesazh na e ka përcjellë me anë të postimi të fundit. Është një fotografi ku këngëtarja shfaqet e kuruar deri në detaj dhe si rrallë herë në krah djalit të saj me një veshje të kuqe dhe pranë oxhakut.“Puthja më e ëmbël e 2017” mbishkruan krah fotos Poni, edhe pse ende nuk na ka zbuluar gjithë familjen./Panorama Plus/

© Panoramaplus.al