2 Shkurt, 2018

Puthi dy vajza, aktori tregon si ndihet bashkëshortja e tij


Puth vetëm dy stjuardese. Aida e ka kuptuar profesionin tim. Kështu është shprehur aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, i cili së fundmi luan në shfaqjen “Boeing Boeing”.

Ai është komentuar shumë për faktin që puth dy aktore, të cilat luajnë rolin e stjuardesave. E teksa ishte i ftuar në emisionin “Why not”, Roza Lati e pyeti aktorin nëse bashkëshortja e tij bëhet xheloze që i puth vajzat me radhë në shfaqje.

“Aida e ka kuptuar që kjo është puna ime. Të tregohem i sinqertë, unë do bëhesha xheloz nëse do kishim ndërruar rolet. Ne bëjmë 20 vjet bashkë për pak muaj, por deri tani nuk kam pasur motiv për t’u bërë xheloz”, ka thë Zenelaj.

 

© Panoramaplus.al