Legjenda e sportit Tom Brady është vendosur në qendër të titujve të mediave botërore dhe po përballet me kritika të shumta, pasi puthi në buzë djalin 11-vjeçar, në shfaqjen e tij në “Facebook”, Tom vs. Time.

Gjithçka nisi pas transmetimit të episodit “The Social Game” mbrëmjen e së martës në një video ku Jack, djali i sportistit, ecën në një dhomë e ndërsa babai i tij po bënte masazh dhe 11-vjeçari i afrohet dhe e puth në buzë për disa sekonda.
Vetëm kaq ka mjaftuar që fansat dhe mediat të shpërthejnë në kritika të ashpra ndaj Brady-t, ku veprimin e tij e kanë konsideruar si jo të përshtatshëm.

Jack është djali më i madh i lojtarit të NFL nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan. Ndërkohë që Tom ka edhe dy fëmijë të tjerë, Benjamin, 8 vjeç dhe Vivian, 5 vjeç, me modelen Gisele Bundchen.
Ndërsa në lidhje me kritikat ndaj tij Tom ka vendosur të mos komentojë.
© Panoramaplus.al
