Jeta private e këngëtares Rezarta Shkurta ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, që kur bashkëshorti i saj Ermal Hoxha u arrestua nga policia në kuadër të një operacioni antidrogë.

Por ndonëse ai ndodhet në burg, Rezarta nuk ngurron t’i shfaqë bashkëshortit dashurinë në rrjetet sociale, nëpërmjet statuseve e postimeve të ndryshme.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video intime të familjes së saj, ku Rezarta shihet përkraj Ermalit dhe vajzës së tyre të vogël, Hera.
“Sot kur vogelushja ime Hera sheh këtë video, thotë: ‘Puçeeet mama me babin.’”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos, ku ajo shihet duke shkëmbyer puthje me bashkëshortin.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
