26 Shkurt, 2022

Pushtimi rus/ Princ William dhe Kate: Sot ne qëndrojmë me Presidentin Zelenskiy dhe të gjithë popullin e Ukrainës


Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë reaguar në mbështetje të ukrainasve dhe të Presidentit Volodymyr Zelenskiy në një moment kritik që Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

William-Kate-Zelensky-1-675x450-1

Princi William dhe Kate kanë thënë se janë në krah të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ne postimin ne Twitter.

“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës.

Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, shkruajnë Duka dhe dukesha.

duka

© Panoramaplus.al