Një federatë e regjistrave të maceve është bashkuar me qeveritë perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Federation Internationale Feline (FIFe) shprehu nëpërmjet një deklarate se “nuk mund të dëshmojë këto mizori pa bërë asgjë”. Në vijm, janë vendosur masa parandaluese për regjistrimin e maceve ruse në regjistrat e saj ose hyrjen në espozitat jashtë Rusisë.
Në njoftimin për shtyp thuhej:
“1. Asnjë mace e edukuar në Rusi nuk mund të importohet dhe regjistrohet në çdo libër të origjinës FIFe jashtë Rusisë, pavarësisht se cila organizatë ka lëshuar origjinën e saj. 2. Asnjë mace që i përket ekspozuesve që jetojnë në Rusi nuk mund të futet në çdo shfaqje FIFe jashtë Rusisë, pavarësisht se në cilën organizatë janë anëtarët e tyre këta ekspozues”.
FIFe e quan veten “Federatat e Kombeve të Bashkuara të Maceve” dhe përfshin 42 anëtarë nga 40 vende, duke përfshirë Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë. Kufizimet janë vendosur deri më 31 maj 2022 dhe do të rishikohen sipas situatës, thuhet në deklaratë.
Organizata jofitimprurëse është shprehur e tronditur për pushtimin rus të Ukrainës:
“Shumë njerëz të pafajshëm vdiqën, shumë të tjerë u plagosën dhe qindra mijëra ukrainas detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën e tyre. Të gjithë mund të dëshmojmë shkatërrimin dhe kaosin e shkaktuar nga ky akt i paprecedentë agresioni”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Federata ka vendosur gjithashtu të dedikojë një pjesë të buxhetit të saj për të “mbështetur mbarështuesit dhe adhuruesit e maceve në Ukrainë, të cilët po vuajnë për shkak të situatës aktuale”.
Ai vuri në dukje se disa anëtarë të klubeve FIFe në Poloni, Rumani, Hungari, Sllovaki dhe Moldavi po “u japin një ndihmë miqve të tyre mbarështues ukrainas”.
© Panoramaplus.al

