1 Mars, 2022

Pushtimi në Ukrainë, Disney nuk do të transmetojë filmat në Rusi


Kompania dhe  studioja më e madhe dhe më me ndikim për filmat në Hollywood ka ndaluar shfaqjen e filmave të saj në Rusi si pasojë e sulmeve ndaj Ukrainës.

Ky veprim sipas një prej  zëdhënësve  të Disney vjen duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe krizën tragjike humanitare, ne po ndalojmë shfaqjen e filmave teatrale në Rusi, duke përfshirë filmin e ardhshëm “Turning Red” nga Pixar”, tha  zëdhënësi i Disney në një deklaratë të hënën mbrëma. “Ne do të marrim vendime të tjera bazuar në situatën në zhvillim”.

Kompania shtoi se Disney po punon me partnerët e saj të organizatave joqeveritare për të siguruar ndihmë urgjente dhe ndihmë të tjera humanitare për refugjatët të zhvendosur nga sulmi ushtarak.

Sulmi i forcave ruse ndaj Ukrainës  është dënuar nga shumë vende në mbarë botën dhe ka shkaktuar një sërë sanksionesh ekonomike.

Disney (DIS) kishte planifikuar disa  filma  për t’u shfaqur në Rusi në muajt e ardhshëm. Kjo përfshin “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” të Marvel më 5 maj dhe “Lightyear” të Pixar më 16 qershor.

Megjithatë, Rusia nuk është një treg i madh filmash si Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim  mund të nxisë gjithashtu studiot e tjera të filmit që të ndjekin shembullin e Disney.

Gjithashtu sjellim në vëmendje se ky lajm  vjen  vetëm disa orë pasi Netflix (NFLX), emri tjetër i madh në botën e argëtimit, tha se po refuzon të transmetojë kanale televizive shtetërore ruse.

© Panoramaplus.al