28 Prill, 2025

Pushimet ekzotike të Jori Dellit! Fotot hot të modeles dhe rikthimi në krahët e Fred De Palma


Modelja zeshkane Jori Delli ka magjepsur ndjekësit me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale. Teksa bukuroshja seksi ka shijuar disa ditë të nxehta në bregun e Oqeanit Indian, Kenya, nuk është kursyer me fotot hot.

jori delli

E veshur me një palë bikini leopard dhe një palë ngjyrë bezhë me flokët kaçurrela që i arrinin deri tek të pasmet, Jori nuk i ka lënë vend imagjinatës me pozat e ndryshme që i nxjerrin në pah linjat perfekte trupore.

Ajo çfarë vihet re nga fotot e postuara është se modelen në këtë udhëtim e kanë shoqëruar disa mikesha të saj, të cilat janë pjesë e fotove të publikuara. Modelja ka postuar shumë në rrjetet e saj sociale nga kjo eksperiencë, ku duket se po e shijon këto ditë në Afrikë.

Por ajo që ndjekësve dhe jo vetëm i ka tërheq vëmendjen është mungesa e partnerit të saj në këto ditë. Vetë Jori ka zbuluar se në këtë udhëtim shoqërohet nga mikeshat e saj, por edhe miqtë, ku edhe i ka etiketuar në Instagram.

Por fansat menjëherë kanë nisur me pyetjet se ku gjendet Fred këto ditë dhe pse nuk ka shkuar me të për pushime. Kaq ka mjaftuar që të nisin edhe aludimet se mes dyshes ka një krizë të këtij raporti.

Por me tu kthyer në Itali, vetë modelja ka publikuar foto nga krahët e partnerit të saj, duke konfirmuar kështu se mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe se çifti vijon të jetë bashkë dhe më i dashuruar se kurrë.

© Panoramaplus.al