Prej disa ditësh, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, ndodhen me pushime në një udhëtim me një jaht luksoz.

Paparacët i kanë fotografuar teksa kanë qenë duke shijuar rrezet e diellit. Por edhe vetë çifti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke publikuar foto nga momentet e tij të bukura.

Lidhur me këto pushime kanë shkruar edhe mediat turke, duke thënë se çifti i famshëm dhe familjarët e tyre kanë marrë me qira një anije 25 metra me të cilën kanë shijuar 10 ditë lundrimi në Gocek, Fethiye.

Por ajo ë është komentuar nga mediat turke është edhe çmimi i jahtit, ku sipas tyre, i ka kushtuar çiftit të famshëm 2 mijë e 500 euro.


