Reperja e njohur Rina Balaj ka nisur pushimet verore më herët se zakonisht, duke zgjedhur këtë herë Barcelonën si destinacionin e radhës.
Pas qëndrimit në Dubai, artistja ka ndarë në rrjetet sociale një sërë fotografish nga qyteti katalanas, ku shfaqet në momente relaksi dhe përgatitjeje për dalje.
Në këtë udhëtim, ajo po shoqërohet nga motra e saj, ndërsa nga imazhet e publikuara duket se po e shijon maksimalisht atmosferën e pushimeve.
Në fotot me bikini dhe veshje verore, ajo tërheq vëmendjen jo vetëm me format, por edhe me një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar: ‘ilacet’ e vendosura në gjoks, të cilat janë kthyer menjëherë në fokusin kryesor të ndjekësve.
© Panoramaplus.al





