11 Tetor, 2024

Punoni duke qëndruar ulur me orë të tëra? Ja si mund ta “shpëtoni” shpinën tuaj në vetëm 40 minuta në ditë


Tashmë është fakt se shumica e njerëzve janë të punësuar në “karrige”, duke nënkuptuar se qëndrojnë të ulur përballë një kompjuteri. 

Kjo barazohet me rreth 7 orë qëndrim ulur në ditë, një zakon me efekte negative në trup dhe veçanërisht në bel. Por ka një mënyrë për ta parandaluar, sipas një studimi të ri, dhe është e thjeshtë: duke bërë pushime më të shpeshta nga karrigia, duke reduktuar kështu kohën që kalojmë ulur.

Më konkretisht, studimi më i ri nga Universiteti i Turkut në Finlandë doli në përfundimin se zvogëlimi i kohës ditore të kaluar ulur mund të parandalojë dhimbjen e shpinës gjatë gjashtë muajve. Hulumtimet nga Qendra PET e Universitetit Turku dhe Instituti UKK në Finlandë hetuan nëse zvogëlimi i qëndrimit ulur mund të parandalojë ose të lehtësojë dhimbjen e shpinës tek të rriturit mbipeshë ose obezë që kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur.

Ata zbuluan se pjesëmarrësit ishin në gjendje të reduktonin sasinë e kohës që kalonin ulur me 40 minuta/ditë , mesatarisht, gjatë rrjedhës së studimit gjashtëmujor, të botuar në BMJ Open . Këto gjetje shtojnë të dhënat mbi marrëdhënien midis aktivitetit fizik dhe dhimbjes së mesit, si dhe mekanizmave që lidhen me dhimbjen e mesit.

“Pjesëmarrësit ishin të rritur të zakonshëm të moshës së mesme, të cilët uleshin shumë, ushtroheshin pak dhe kishin shtuar peshë. Këta faktorë jo vetëm që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, por edhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës”, shpjegon studiuesja e doktoraturës dhe fizioterapistja Jooa Norha nga Universiteti i Turkut.

© Panoramaplus.al