2 Dhjetor, 2020

“Punon në televizion por …”- Moderatorja shqiptare na prezanton për herë të parë bashkëshortin, tregon arsyen pse e mbajti të fshehtë


Moderatorja shqiptare, Brunilda Lahe është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh foto me të bijën, Hanën, megjithatë asnjëherë s’na kishte prezantuar me bashkëshortin.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit, ata e pyetën pse asnjëherë nuk kishte publikuar foto me të.

Moderatorja u përgjigj se bashkëshorti i saj punon në televizion por jashtë kamerave dhe nuk i ka qejf fotot.

Brunilda Lahe shtoi se ai nuk e do vëmendjen e mediave sociale dhe moderatorja ka vendosur që të respektojë dëshirën e tij.

 “Ai punon në televizion, por pas kamerave dhe nuk i ka qejf fotot. Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale. Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin,”- shkroi ajo, krahas një imazhi familjar ku duket edhe imazhi i partnerit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al