Pak kohë më parë stilisti i mirënjohur nga Kosova, Valdrin Sahiti u bë baba i një vajze, e cila quhet Bella. Edhe pse baba për herë të parë Valdrini e ka marrë shumë seriozisht rolin e prindërimit.

Ka qenë vetë stilisti që ka publikuar pamje nga rutina e tij, e cila mesa duket ka ndryshuar që pas ardhjes në jetë të vogëlushes Bella, për të cilën të dy prindërit kujdesen shumë.
Në rrjetin e tij social “Instagram”, Valdrini ka bërë publike imazhe nga zyra e punës, ku së bashku me të është edhe vajza e vogël. “Unë sot”, shkruan stilisti i mirënjohur në “Instastory”, duke treguar se është duke u kujdesur për vajzën e tij, por njëkohësisht edhe po punon.

Valdrini meriton të përgëzohet për këtë fakt, sepse po jep një shembull shumë të mirë për të gjithë prindërit e rinj, duke treguar se kujdesi për fëmijën mund të bëhet njësoj nga të dy prindërit.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
