6 Qershor, 2018

Publikon projektin e ri, por e gjithë vëmendja shkon tek trupi super seksi i Nora Istrefit (Video)


Pak orë më parë këngëtarja nga Kosova, Nora Istrefi,  ka publikuar projektin e saj më të ri  muzikorë të titulluar “As ni gotë”.

Në fakt këngëtarja kishte kohë që po përgatitej për xhirimet e klipit, kohë më parë ajo u shfaq teksa bënte prova në kërcim me balerinën e talentuar, Klaudja Pepa. Kjo këngë ka ardhur si bashkëpunim me DJ Mixey dhe është një projekt mjaft ritmik, pretendent për të qenë një hit veror.

Në klip këngëtarja është shfaqur e veshur me një body të zezë dhe teksa kërcen në një formë sensuale. Edhe pse nënë e një vajze Nora duket se ka punuar shumë për super trupin që ka tani, siç e shohim edhe në video ajo duket shumë seksi dhe me linja të përsosura.

Kënga flet për një vajzë që nuk ka harruar dashurinë për një djalë që do e shohë në një klub, por nuk ka asnjë gotë për të pasi po shijon natën me shoqet.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al