2 Qershor, 2020

Publikon foton me djalin me ngjyrë duke bërë simbolin e shqiponjës, Mozzik bën apelin: Të gjithë jemi njësoj


Vrasja e George Floyd ka tronditur SHBA-në duke çuar në protesta të dhunshme duke ngritur edhe ndërgjegjësimin në botë për barazi racore.

Mes tyre ka pasur edhe personazhe të njohur shqiptarë që kanë bërë apel për ti dhënë fund racizmit.

Reperi i njohur Mozzik postoi një foto me një djalë të vogël me ngjyrë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Ndërsa shkroi se të gjithë njerëzit janë njësoj.

“Jemi të gjithë njësoj ❤️ #blacklivesmatter #ingodëetrust #stopracism”- shkroi Mozzik.

© Panoramaplus.al