Teksa të gjithë janë në pritje për ndonjë informacion mbi dasmën e tyre, çifti i njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë duke shijuar disa ditë pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shkëlzeni ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi mjaft romantike. Në foton bardhezi Armina shfaqet duke përqafuar Shkëlzenin, ndërsa ai i puth dorën.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë edhe një dedikim për partneren e tij, ku i shpreh ndjenjat.
“Më shumë se fjalët”, shkruan ai duke nënkuptuar se foto i thotë të gjitha.

Më pas Armina ka vendosur që këtë foto kaq të ëmbël ta ketë edhe ajo në “Instagram”-in e saj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
