5 Maj, 2018

Publikoi një foto me make-up në “Instagram”, ja shqiptari për të cilin po flet gjithë bota


Një 18-vjeçar shqiptar që banon në Toronto të Kanadasë ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me foton e tij të maturës.

Ai është Kevin Kodra, i cili ka ëndërr që të bëhet grimier. I riu, fillimisht grimin e bën te vetja dhe profilin e tij në “Instagram” e ka të mbushur me foto ku shihet me tualet.

Kevin ka treguar se për maturë, punoi 4 orë për t’u lyer dhe për t’u bërë i bukur për foton.

Në deklarata për “cosmopolitan.com”, 18-vjeçari tha: “Doja të frymëzoja djemtë e rinj dhe të tregoja që një djalë që lyhet është një djalë normal. Bëra grim të rëndë për të treguar se njeriu mund të bëjë çfarë të dojë”.

Ndërkohë Kevini ka rreth 70 000 ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al