16 Dhjetor, 2024

Publikoi në YouTube video duke kënduar pa hixhab, arrestohet këngëtarja 27-vjeçare


Autoritetet iraniane kanë arrestuar një këngëtare 27-vjeçare sepse u shfaq në një video në YouTube duke kënduar dhe e veshur me një fustan të gjatë të zi pa hixhab.

iran-tragoydistria

Sipas avokatit Milad Panahipur, 27-vjeçarja Parastu Ahmadi u arrestua të shtunën në qytetin Sari, kryeqyteti i provincës Mazandaran në Iranin verior.

 “Unë jam Parastou, një vajzë që dëshiron të këndojë për njerëzit që do. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta anashkaloj, të këndoj për vendin që e dua me pasion”, ka shkruar 27-vjeçarja në mbishkrimin e videos që ka postuar në YouTube.

Screenshot 2024-12-16 083923

“Fatkeqësisht, ne nuk e dimë saktësisht pse ajo akuzohet ose kush e arrestoi ose ku po mbahet, por ne do ta ndjekim çështjen përmes sistemit gjyqësor,” tha avokati iranian për Associated Press.

Siç tha ai, përveç 27-vjeçares, autoritetet iraniane arrestuan në Teheran edhe dy nga katër muzikantët që e shoqëruan në krijimin e videove, Sohail Faghih Nasiri dhe Esan Bayragdar.

© Panoramaplus.al