25 Mars, 2018

Publikoi klipin me skena të forta erotike, Enca shpërthen ndaj kolegëve që nuk e mbështetën


Dy ditë më parë Enca publikoi këngën e saj më të re me titull, “Dua”, klipi i të cilës tërhoqi mjaft vëmendje pas skenave erotike mes saj e modelit italian.

Por duket se edhe pse ka marrë shumë klikime në pak orë, Enca ka vënë re që kolegët e saj nuk e kanë mbështetur në këtë projekt, pasi nuk ia kanë shpërndarë këngën.

“E dini pse këta artistët, kolegët nuk më kanë mbështetur kurrë? Sepse e urrejnë të më shohin më mirë se ata. Veçanërisht pa burrë ose dashnor në krah hahaha”, shkruan Enca.

© Panoramaplus.al