29 Prill, 2022

Publikohet fotoja e fëmijërisë së Armina Mevlanit me Bieta Sulon. Çfarë i lidh ato të dyja?


Me siguri shumë njerëz kanë mbetur të habitur kur kanë parë këtë foto nga fëmijëria e Armina Mevlanit dhe Bieta Sulos. Blogerja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa foto të saj me ndjekësit në Instagram mes të cilave edhe këtë me moderatoren e njohur.

Armina Mevlani dhe Bieta Sulo atëherë

Ndonëse nuk e kanë zbuluar moshën, ato duken shumë të vogla dhe ndryshe teksa pozojnë ulur në një tryezë. Teksa Armina publikoi foton pa thënë asnjë detaj, ishte Bieta ajo që zbuloi se kanë lidhje familjare. “Uau ku e paske gjetur? Kujtime të hershme familjare”- shkroi ajo duke e rishpërndarë postimin në rrjetin e saj social, teksa sipas revistës ‘who’ tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.

Armina Mevlani dhe Bieta Sulo tani

Ndonëse kanë vite që janë pjesë e medias dhe showbizit, ato nuk janë shfaqur më parë bashkë dhe ndjekësit nuk e kanë ditur për raportin mes tyre.

Bieta prej kohësh moderon emisionin e pasdites “Ftesë në 5” teksa Armina ka ardhur sërish në rolin e moderatores në “Goca dhe Gra”. Sa i përket jetës personale, moderatorja prej vitesh shijon lidhjen me Alban Dudushin dhe është nënë e një djali.

Bieta Sulo me djalin e saj dhe Alban Dudushit dhe vajzën e moderatorit

Blogerja është e fejuar me Shkëlzen Berishën me të cilin është përfolur shumë për një martesë por deri tani nuk ka ndodhur për shkak të rrethanave të ndryshme.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

© Panoramaplus.al