Ditari personal i Demi Moore është publikuar vetëm disa orë para çmimeve Oscars, ku aktorja 62-vjeçare është nominuar për interpretimin e saj në filmin “The Substance “.

Ditari personal i Moore me rrëfimet nga vitet e para të karrierës së saj, doli në dritë pasi ishte fshehur në një magazinë që dikur i përkiste ish-bashkëshortit të saj, Bruce Willis.

Në faqet e shkruara me shkrim dore, të emërtuara “Kujtimet private Demi”, aktorja ka ndarë sekretet e familjes, teksa i referohet betejave të saj me varësinë me drogën dhe përvojave traumatike në marrëdhëniet romantike.

Ditari, i cili po botohet në “Yahoo”, shkruan Daily Mail, tregon qartë sesi aktorja luftoi me varësinë ndaj alkoolit dhe kokainës, për të cilën fajëson martesën e saj të parë me muzikantin Freddie Moore.

“Një natë para dasmës sime, mora një shishe shampanjë, shkova në shtëpinë e këtij djali me të cilin isha duke bërë një film në atë kohë, ai më zgjoi në orën 10:30 të mëngjesit të nesërmen dhe unë supozohej të isha gati për një orë. Vonë, e uritur dhe fajtore, këto janë kujtimet e mia të ditës së dasmës. Tre vitet e ardhshme nuk ishin më mirë. Piva më shumë dhe fillova të krijoja varësi,” ka shkruar Moore.

Diku në ditar, Demi Moore ka rrëfyer: “Ndihem shumë e neveritur me veten, jo vetëm për përdorimin e drogës, por edhe për njerëzit. Nuk e kuptova kurrë se sa egoiste dhe e padrejtë isha .”

Kujtojmë se në autobiografinë e saj “Inside Out”, disa kohë më parë, aktorja kishte pranuar se kishte lënë fshehurazi festën e beqarisë për të tradhtuar të fejuarin e saj Freddie Moore.

Ditari hedh dritë edhe mbi romancën e saj pasionante, por të turbullt me Emilio Estevez, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1985 deri në 1986.

“Sa herë që ai më telefononte, më bënte zemrën të rrihte”, shkruante ajo.
Aktorja, fituese e Oscar, përshkroi një incident në të cilin humbi mendjen pasi kishte pirë shumë, gjatë një udhëtimi me Estevez.

“Aq shumë piva atëhere sa nuk pi më kurrë pije të forta. E gjeta veten keq, me një dhimbje koke, e hutuar, dhe e vetme.”
Pavarësisht durimit të Estevez, Moore pranoi se kishte përsëritur të njëjtën sjellje vetëshkatërruese disa ditë më vonë.
“Jam e habitur që nuk më vrau në vend”, ka shkruar ajo.
Përfundimisht, marrëdhënia e tyre përfundoi kur një grua ngriti një padi prej 2 milionë dollarësh për atësinë kundër Estevez në 1986.
© Panoramaplus.al
