2 Janar, 2021

Publikohen videot! Dafina Zeqiri e festoi natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e DJ Geek me familjen e tij!


Dy ditë më parë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan ribashkimin e tyre, duke lumturuar kështu të gjithë fansat e dyshes.

dafina zeqiri dj geek

Ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Këngëtarja ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij.

Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Në disa video të shpërndara në Instastory, ai  shihet me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut.

Ndërkohë, ditën e sotme, çifti ka ndarë një video ku shfaqet Geek duke i dhuruar një puthje në faqe Dafinës.

dafina zeqiri (1)

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre.

Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

dafina zeqiri (1)

Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe duket se tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

© Panoramaplus.al