17 Korrik, 2024

Publikohen pamjet – përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada


Reperi kanadez, Drake, (37-vjeçar) ka postuar në Instagram një video të përmbytjes në rezidencën e tij.

“Më mirë të jetë një Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij, duke u përmbytur gjatë stuhive të shiut në Kanada. Në video, një person i paidentifikuar përpiqet të mbyllë derën ndërsa uji rrjedh nëpër të dhe grumbullohet në dhomë.

Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin. Edhe pse reperi nuk ka treguar se në cilin lokacion ndodhet, vendlindja e tij ditëve të fundit po përjeton kushte të rënda atmosferike dhe vërshime.

Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit.

Me nofkën “Ambasada”, rezidenca prej 4600 metrash katrorë u projektua nga Drake dhe arkitekti dhe dizajneri i brendshëm kanadez Ferris Rafauli. Ajo përmban një sallë të madhe me tavane 12 metra, dysheme druri ekzotik, një hyrje prej guri gëlqeror dhe një fushë të brendshme basketbolli NBA me madhësi të plotë.
“ Meqenëse po e ndërtoja në qytetin tim, doja që struktura të mund të zgjaste për 100 vjet. Doja që ajo të ishte monumentale në shkallë dhe ndjesi ,” tha Drake për Architectural Digest në 2020.

Stuhia la më shumë se 167,000 njerëz pa energji elektrike, pa asnjë vlerësim se kur do të restaurohet.

© Panoramaplus.al