5 Janar, 2021

Publikohen pamjet brenda rezidencës super luksoze ku Kylie Jenner kaloi pushimet me Travis Scott


Kylie Jenner u arratis bashkë me familjen dhe ish-partnerin e saj drejt një vendi turistik, për të kaluar disa ditë pushimi.

kylie jenner (9)

Bashkë me vajzën e saj dhe Travis Scott, bukuroshja bëri ski dhe nga pushimet publikoi disa foto në rrjete sociale, shkruan “Mirror”.

kylie jenner (8)

Ndërkohë, së fundmi Kylie ka postuar disa foto, ku ka zbuluar për ndjekësit se ku i ka kaluar pushimet. Rezidenca ku qëndroi familja Jenner ka shtatë dhoma gjumi, shtatë tualete, pishinë dhe super kushte të tjera mjaft luksoze.

kylie jenner (11)

Por më shumë vlen të theksohet se rezidenca në të cilën ata kaluan pushimet kushton 75 milionë dollarë në muaj.

kylie jenner (16)

Këto pushime u bënë shkak edhe që fansat të dyshonin se Kylie dhe Travis janë rikthyer realisht në krahët e njëri-tjetrit.

kylie jenner (15)

Por burime pranë dyshes treguan se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Siç duket Kylie dhe Travis rrinë momentalisht bashkë për hir të vajzës, por kjo nuk do të thotë se janë sërish çift.

kylie jenner (12)

Ata po shijojnë shumë kohë si familje bashkë, para se t’i kthehen punës. Asnjëri prej tyre nuk është në lidhje tani, por nuk janë as me njëri-tjetrin.

kylie jenner (4)

Travis e kishte planifikuar që të kalonte pushimet dhe Vitin e Ri me Kylie-n dhe Stormi-n. Ata bashkohen gjithmonë bashkë për Stormi-n.

kylie jenner (3)

Të qenit basdhkë në pushime apo dhe data të ndryshme për të voglën e tyre është shumë e rëndësishme për të dy”,- thanë burimet.

kylie jenner (2) kylie jenner (1) kylie jenner (5)

© Panoramaplus.al