22 Shkurt, 2022

Publikohen dokumentat! Djali i Travis Scott dhe Kylie Jenner mban emrin e mesëm të reperit


Travis Scott i ka vendosur të birit emrin e tij të mesëm. Mediat ndërkombëtare kanë siguruar foton e certifikatës së lindjes dhe kanë mësuar se emri i mesëm i Wolf është Jacques.

Familja Kardashian-Jenner ka treguar se kur vjen puna te emrat e fëmijëve kalojnë çdo pritshmëri dhe tregohen shumë kreativë. E sidomos çifti Kylie Jenner dhe Travis Scott që ka zgjedhur për dy fëmijët e tyre emra unikë. Vajzën e kanë quajtur Stormi që në shqip do të thotë “stuhi”, kurse djalin Wolf që në shqip do të thotë “ujk”.

E duket se edhe emrat e mesëm janë gjithashtu të rëndësishëm për ta, veçanërisht për Travis. Në certifikatën e lindjes së Wolf Webster, të publikuar nga TMZ, vihet re se emri i dytë i Wolf është Jacques. Dhe kjo nuk është pa qëllim pasi në fakt është edhe emri i lindjes së Travis – Jacques Webster.

kylie jenner baby

Wolf erdhi në jetë më 2 shkurt. Kylie ka ndarë një foto të dorës së Travis due mbajtur dorën e të voglit dhe është treguar e rezervuar për detaje të tjera.

Megjithatë, Kris Jenner tha në një intervistë për Ellen DeGenneres se ai i ngjan motrës, pra Stormit.

© Panoramaplus.al