12 Shkurt, 2024

Pse u nda nga Sara? Ja si u përgjigj Ledri Vula pasi i dha fund lidhjes me ish-partneren


Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ndër të tjera ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

I pyetur nga gazetari se si përfundoj lidhja me Sarën, ai u shpreh se nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.

“Jo nuk do tregoj se pse jam ndarë”- tha ai.

Kujtojmë që disa muaj më parë Sara Hoxha dhe Ledri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë 3 -vjeçare, PoemBlu.

Megjithëse njerëzit janë shumë kuriozë për të ditur shkakun e ndarjes së ish-çifit, ata kanë vendosur të mos flasin në lidhje me raportin e tyre.

Lajmet për ndarjen e dyshes, filluan pasi reperi nuk e mbështeti inlfuenceren në ditën e saj më të rëndësishme dhe ajo u shfaq e vetme në premieren e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol.

Sara së bashku me vajzën e tyre u largua nga shtëpia ku jetonte me Ledrin dhe prindërit e tij, duke lënë pas çdo gjë me reperin dhe duke rifilluar jetën e saj nga fillimi.

© Panoramaplus.al