Ishte hera e fundit që e pa, e puthi, e preku, e përqafoi pa e ditur se nuk do e kishte më.

Influencuesja Kate Cassidy ka rrëfyer detajet e momenteve të fundit që kaloi me ish-yllin e One Direction, Liam Payne para vdekjes së tij tragjike, në tetor të 2024.

Influencuesja 26-vjeçare, e cila prej rreth dy vitesh ishte në një lidhje me Liam tregoi në një intervistë për lamtumirën e thënë thuajse pa vetëdije, por që i ka lënë mbresa të thella nga momentet e fundit që ata kaluan së bashku.

“Më sjell një kombinim dhimbjeje dhe paqeje… më dhemb sepse nuk mund ta perceptoj faktin që dita që u largova nga Argjentina ishte edhe dita e fundit që preka Liam, që e përqafova, që fola me të, që ishim në të njëjtën hapësirë. Por më sjell edhe paqe, sepse ishte një moment kaq i bukur që kaluam bashkë,” u shpreh Kate.

Influencuesja ka përshkruar ditën e saj të largimit nga Argjentina.
Siç u shpreh ajo ishte një mëngjes plot ngrohtësi, një lamtumirë që dukej e tepërt në atë kohë por që tani duket profetike.

Më kujtohet që i isha ulur pranë, edhe flisja pa pushim. I thosha vazhdimisht sesa shumë e doja. Më pas ai më ndërpreu dhe duke buzëqeshur më tha: “Kate do të humbasësh fluturimin tënd. Makina po të pret poshtë. Po sillesh sikur nuk do të më shohësh më,” rrëfen Kate ndërsa shton: “Dhe unë vetëm qesha dhe i thash: E di, e teprova, më duhet të iki në makinë.

Pothuajse gjashtë muaj më vonë, ajo pranon se kjo lamtumirë e përndjek: “Mendimi se ky ishte “i fundit” më frikëson shumë”. Por ndihem e bekuar që u përshëndetëm kështu. Nuk do të kisha dashur të ishte ndryshe ”, përfundoi ajo e prekur.

Liam Payne vdiq pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Vetëm pak ditë para vdekjes së tij, ai u shfaq në një video të Snapchat me partneren e tij, e cila më pas u kthye vetëm në Florida. Siç pranoi Kate Cassidy, do t’i mbetet gjithmonë peng që u largua atë ditë.
© Panoramaplus.al
