2 Dhjetor, 2020

Pse nuk janë ende prindër? Justin Bieber e bën të qartë: E ka në dorë Hailey Bieber por ende nuk është gati


Justin Bieber dëshiron ta bëjë të qartë, kur bëhet fjalë për të pasur fëmijë, topi është në fushën e Hailey Bieber.

26-vjeçari u pyet për planet për tu bërë baba teksa ishte i ftuar në Ellen DeGeneres Show.

“Do kem aq fëmijë sa Hailey është e gatshme të bëjë,”– tha këngëtari famshëm.

Më pas shtoi: “Unë për veten time do të doja të kisha shumë fëmijë. Por është trupi i saj dhe ajo e di vetë se çfarë dëshiron të bëjë.”

Ndërsa për sa i përket dëshirës së bashkëshortes për tu bërë nënë, Justin Bieber u përgjigj: “Mendoj se ajo dëshiron të ketë pak fëmijë. Hailey ka ende disa gjëra që dëshiron të përmbushë si grua, mendoj se thjesht nuk është ende gati dhe kjo nuk është problem.”

Çifti e kanë bërë të qartë që duan të kenë një familje së bashku, por kjo nuk pritet të ndodhë së shpejti.

Gjatë një interviste të përbashkët në shkurt 2019 për Vogue, modelja vuri në dukje se nuk planifikon të ketë fëmijë “për të paktën disa vjet”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al