7 Tetor, 2020

Pse nuk i rregullon dhëmbët? Moderatorja Lei Kraja jep përgjigjen befasuese dhe tregon a ka bërë operacione plastike


Lei Kraja është një nga moderatoret e sportit më të komentuara dhe më seksi në vendin tonë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjeksit foto dhe video nga jeta personale.

Së fundmi, Lei Kraja zhvilloi një mini-intervistë më ndjekësit në Instagram ku foli rreth defekteve në trupin e saj dhe operacionet plastike.

Një nga pyetjet që i drejtuan ndjekësit ishte, se përse ajo nuk rregullon dhëmbët e saj.

Moderatorja u shpreh se ndihet mirë me veten dhe nuk dëshiron të ketë të njëjtën buzëqeshje si pjesa më e madhe e njerëzve.

“Nuk besoj se do i rregulloj dhëmbët. Do i mbaj kështu si i kam. Nuk dua të kem të njëjtën buzëqeshje si 80% e njerëzve të tjerë,”- shkroi lei Kraja.

Ndërsa pyetjes nëse ka bërë operacione plastike, iu përgjigj: “Zero.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al