Kylie dhe Kendall Jenner nuk morën pjesë në dasmën e gjysmëvëllait të tyre, Brody Jenner, fundjavën e kaluar, por jo për shkak të ndonjë grindjeje familjare, siç mund të mendohej.

Sipas burimeve të TMZ, motrat Jenner ishin të ftuara në ceremoninë private të mbajtur në Malibu, ku Brody kurorëzoi dashurinë e tij me partneren afatgjatë, Tia Blanco. Megjithatë, ato zgjodhën vetë të mos marrin pjesë, dhe arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë konflikt personal.

“Mes tyre ka vetëm dashuri”, tha një burim pranë familjes për TMZ. Sipas raportimeve, mungesa e Kendall dhe Kylie mund të ketë qenë një zgjedhje strategjike për të mos e zhvendosur vëmendjen nga çifti i sapomartuar te prania e vëllezërve dhe motrave të famshëm.

Vëllezërit, të pranishëm, motrat, në pushime luksoze
Ndryshe nga Kylie dhe Kendall, vëllezërit Brandon dhe Burt Jenner ishin të pranishëm në dasmë. Brandon madje luajti kitarë gjatë hyrjes së çiftit në ceremoni, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.

Ndërkohë, Kylie po shijon pushimet në Greqi, më saktë në Kefalonia, së bashku me vajzën e saj, Stormi, siç tregojnë postimet e saj në Instagram gjatë fundjavës. Në anën tjetër, Kendall u fotografua në një jaht luksoz në Saint-Tropez, gjithashtu në pushime.

Dasma në Malibu: Një ceremoni intime
Sipas TMZ, ceremonia e martesës u zhvillua të shtunën mbrëma, në rezidencën e nënës së Brody-t, Linda Thompson, në Malibu. Në dasmë morën pjesë rreth 60 deri në 70 të ftuar, duke përfshirë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.
© Panoramaplus.al
