Bebe Rexha njihet për format e mbushura trupore, por këngëtarja ka treguar se gjithmonë është paragjykuar për peshën e saj.

Së fundmi, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Bebe-s i ëështë drejtuar një pyetje që nuk i ka pëlqyer aspak.

“Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”- i shkruante ndjekësi.
Ndërkohë Bebe, e cila ka folur shpesh për paragjykimin në lidhje me peshën, nuk u kursye as këtë herë për t’i dhënë një përgjigje.

“E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë e thotë një burrë”,- shkruajti Rexha.
Pastaj, këngëtarja kujtoi edhe një herë të gjitha arsyet që kanë ndikuar në shtimin në peshë për të.

“Mendoj se është shumë e pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin. Marr ilaçe për shëndetin tim, të cilat në fakt më bëjnë të shtoj në peshë.

Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, përfundoi këngëtarja me origjinë shqiptare.


