27 Prill, 2022

Pse Harry Styles dikur i vinte turp për jetën e tij seksuale? Rrëfehet këngëtari: Ja pse nuk e zbuloj orientimin tim


Harry Styles mund të jetë një seks simbol autentik, por ai nuk ka qenë gjithmonë rehat me atë pjesë të vetes.

Në një intervistë të re me “Better Homes & Gardens”, 28-vjeçari foli për mënyrën sesi ai është marrë së fundmi me problemet që lidhen me intimitetin. “Për një kohë të gjatë, më dukej sikur e vetmja gjë që ishte e imja ishte jeta ime seksuale. Ndihesha shumë i turpëruar për këtë, i turpëruar nga ideja që njerëzit madje e dinin se kisha bërë s*ks, e lëre më me kë”.- ka rrëfyer Harry.

Ylli i One Direction shpjegoi se si anëtar i një grupit me djemë, ai ndjente presione për të paraqitur imazhin e përsosur, ku ishte e pranueshme të ishe flirtues, por jo haptazi seksual. “Në atë kohë, kishte ende gjëra për të thënë. Të gjeja se kujt mund t’i besoja ishte stresuese,” kujton ai. “Por pastaj fillova të pyes veten se pse më vjen turp? Unë jam një burrë 26-vjeçar beqar dhe po, unë bëj s*ks.”

Që nga fillimi i karrierës si një artist solo, ka pasur edhe më shumë interes për jetën personale të Harry-t, duke përfshirë spekulimet e shumta për seksualitetin e tij. Harry ka marrë vëmendje për sensin e tij të jashtëzakonshëm të modës – duke përfshirë paraqitjen në kopertinën e Vogue me një fustan Gucci, duke valëvitur flamujt e LGBT gjatë performancave të tij etj.

Harry nuk e ka sqaruar kurrë në mënyrë të prerë identitetin e tij seksual dhe thotë se e sheh pritjen për ta bërë publik atë informacion demode. “Unë kam qenë vërtet i hapur me të me miqtë e mi, por kjo është përvoja ime personale, është e imja,” tha ai. “E gjithë çështja se ku duhet të shkojmë, që është drejt pranimit të të gjithëve dhe të qenit më të hapur. Mos etiketoni gjithçka dhe mos sqaroni gjithçka”.

Një temë tjetër që Harry preferon ta mbajë private është marrëdhënia e tij me Olivia Wilde, 38 vjeç. Çifti, i cili u takua në xhirimet e filmit të ardhshëm psikologjik, ‘Don’t Worry, Darling’, zyrtarizuan romancën e tyre në janar të 2020.

© Panoramaplus.al