13 Shtator, 2024

Pse duhet të pijë lëng karote çdo ditë? Përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet


Karotat janë të pasura me beta karoten, fibra dhe antioksidantë dhe kanë përfitime mbresëlënëse shëndetësore.

Untitled-6(20200722121452)

Konsumimi i tyre si snack është një zgjedhje e zgjuar që ju siguron fibra të mjaftueshme, por kur konsumohen si lëng kanë më shumë vitamina dhe minerale.

Pra, le të shohim se çfarë i ofron trupit tonë lëngu i karotës?

Shikim më i mirë

B-karoteni është një antioksidant që rrit ndjeshëm shikimin. Ka gjithashtu shumë vitaminë A. Çfarë do të thotë kjo? Nëse e kaloni pjesën më të madhe të ditës para ekranit, merrni një gotë me lëng karrote. 100 gram është më se e mjaftueshme.

Forcon sistemin imunitar

B-karoteni nuk është i nevojshëm vetëm për shikimin. Është e rëndësishme për sistemin imunitar, sepse ndihmon trupin të mbrohet nga viruset e rrezikshme. Në të njëjtën kohë, ai redukton inflamacionin.

Lëkurë e mirë (me lëng karrote)

Po kërkoni një mënyrë natyrale për të pasur lëkurë më të mirë? Ndaloni së kërkuari. Lëngu i karotës ka antioksidantë dhe vitaminë C, një kombinim që bën mrekulli. Lëkura mbrohet nga radikalet e lira që janë të dëmshme për qelizat dhe vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit natyral. Lëkurë rinore me elasticitet.

Redukton rrezikun e kancerit të gjirit

Një analizë e bazuar në 10 studime të ndryshme zbuloi një lidhje midis konsumit të shpeshtë të lëngut të karotave dhe një rreziku të reduktuar të kancerit të gjirit. Studiuesit supozojnë se kjo është për shkak të fitokimikateve të lëngut që mund të pengojnë rritjen e qelizave të kancerit. Por në asnjë rast nuk mendojnë se lëngu i karotës parandalon shfaqjen e kancerit.

Është e mirë për zemrën

Antioksidantët janë gjithashtu të mirë për sistemin kardiovaskular. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i karotës çon në qarkullim më të mirë të gjakut. Pra, është një zgjedhje e mirë pije para stërvitjes, sepse ju lejon të merrni frymë më mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al