Pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka nisur të kujdeset për trupin e saj në mënyrë që të heqë kilogramët e tepërt nga shtatzënia.

Ajo ka nisur të bëjë yoga dhe gjatë seancave merr me vete edhe vajzën.
Këtë e ka treguar vetë Sara nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instastory-n e saj.

Në disa foto, Poem Blu shihet me kapë në gojë, ndërsa në një tjetër, kapa është e vendosur në dysheme.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, prandaj i kanë dërguar disa mesazhe Sarës, e cila zgjodhi t’i bënte publike.
“Krejt mirë, po biberoni mashtrues i bebes në parket, ndërsa në foton tjetër në gojë të bebes”, i shkruante ndjekësja.

“O njerëz të mirë… Po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni njëherë, që njëherë e ka pasur në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë, se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua”, iu përgjigj Hoxha.

Pak ditë më parë, Sara publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën shihej duke ushqyer Poem Blu me qumësht gjiri në “Galerinë Kombëtare të Arteve”, duke treguar kështu me një foto se si ndryshon jeta e një nëne.


