19 Shtator, 2024

Pse dhimbjet kronike përkeqësohen gjatë ditës, ja mënyrat se si t’i parandaloni


Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo. Ato mund të shfaqen papritur apo pas traumave të ndryshme të trupit.

Pavarësisht origjinës së tyre, një e vërtetë tjetër është shtimi i dhimbjes në orë të caktuara të ditës.

Megjithëse duket si diçka që ndodh vetëm në mendje, sipas ekspertëve kjo është një gjendje e vërtetë që zhvillon trupi.

Në këtë artikull tregohet se përse dhimbjet kronike përkeqësohen në orë të caktuara të ditës.

Përse shtohen dhimbjet gjatë ditës

Dhimbjet nuk përjetohen vetëm në momentin kur dëmtoheni, ato mund të kthehen në dhimbje kronike dhe shumë të bezdisshme për këdo.

Shumë studime mbi këtë temë kanë treguar se intensiteti i dhimbjeve shtohet dhe pakësohet gjatë 24 orëshit.

Kjo sepse trupi ndjek një cikël i cili gjatë ditës dhe natës ka tendencën t’i përkeqësojë dhimbjet.

Kryesisht kjo ndodh sepse fibrat dhe neuronet arrijnë të kenë një orë të brendshme që vendos se kur receptorët e dhimbjes janë më aktivë.

Sipas mjekëve orë të caktuara karakterizohen nga dhimbje dhe sëmundje të ndryshme.

Të gjithë këto japin sinjale dhe tregojnë shumë për shëndetin e organizmit.

Dhimbjet në mëngjes

Nëse sapo zgjoheni në mëngjes përjetoni dhimbje koke, gjymtyrësh, apo të gjithë trupit ju mund të vuani nga disa sëmundje.

Këtu renditen sëmundjet inflamatore ku përfshihet migrena, artriti remautoid apo ndonjë problem me dhëmbët.

Dhimbjet në darkë

Njerëzit që përjetojnë dhimbje në darkë me shumë mundësi vuajnë nga sëmundje që fillojnë që nga problemet neuropatike, diabeti apo probleme me nervat tek gjymtyrët.

Si mund t’i parandaloni dhimbjet kronike

Nëse përjetoni dhimbje të vazhdueshme ajo që mjekët këshillojnë është t’i trajtoni ato me kompresa.

Qofshin këto të ftohta apo të ngrohta, mjafton t’i vendosni tek zona ku po përjetoni dhimbjen dhe do të ndjeni në pak minuta çlirim.

Një mënyrë tjetër është të shtypni pak parakrahun nëse ndjeni se keni tension të lartë apo turbullim të shikimit./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al