26 Maj, 2023

Pse çiftet nuk diskutojnë për problemet e tyre s*ksuale


Debatet e vogla e të përditshme janë të pashmangshme në një lidhje. Nga paratë që duhen për nevojat e përditshme deri tek rritja e fëmijëve, punët e shtëpisë tek aktivitetet e kohës së lirë, një çift ka shumë arsye për të debatuar.

cift

Në shumicën e rasteve, sigurisht që gjen zgjidhje të menjëhershme për këto grindje.

Nëpërmjet diskutimit, në fakt çiftet arrijnë të kuptojnë preferencat e njëri-tjetrit dhe të komunikojnë më mirë.

Megjithatë, çiftet nuk diskutojnë për diçka thelbësore që janë problemet e tyre në marrëdhënien seksuale.

Hulumtimet kanë treguar se çiftet që flasin hapur për problemet e tyre seksuale janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre.

Megjithatë, shumica e çifteve preferojnë të kenë një jetë seksuale jo shumë të mirë sesa të marrin pjesë në një bisedë të tillë.

Pra, pse kaq shumë njerëz kanë frikë t’i komunikojnë nevojat e tyre seksuale partnerit të tyre?

Psikologia kanadeze Uzha Rehman dhe kolegët e saj kryen një studim mbi mungesën e komunikimit tek çiftet.

Kjo është e vështirë, kryesisht sepse është në natyrën tonë të përpiqemi të shmangim emocionet negative që ngrenë tonin dhe lëndojnë gjysmën tonë tjetër. Pra, ne preferojmë t’i lëmë gjërat të shkojnë ashtu siç janë.

Megjithatë, edhe çiftet që arrijnë të zgjidhin me sukses lloje të tjera konfliktesh shpesh e gjejnë veten “në errësirë” kur bëhet fjalë për të diskutuar problemet seksuale të marrëdhënies së tyre.

Më pas, në vend që të komunikojnë preferencat e tyre dhe të mësojnë për ato të partnerit të tyre, ata mbështeten në skenare stereotipe që metodizojnë aktin seksual.

Në vend që të “dëgjojnë” nevojën e tyre për një ndryshim në jetën e përditshme, i mbajnë fantazitë e tyre për vete.

Pra, nuk është e vështirë të kuptosh pse jeta seksuale e çifteve bie pas disa vitesh martesë.

Dhe sipas studimit arsyeja kryesore pse njerëzit shmangin biseda të tilla me partnerët e tyre për çështje seksuale është sepse ata e konsiderojnë një bisedë të tillë si kërcënuese për veten e tyre.

Çiftet shmangin komunikimin sepse e perceptojnë atë si kërcënues, në tre mënyra të ndryshme:

1.Ata kanë frikë se një bisedë konfrontuese do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhënien e tyre. Me fjalë të tjera, ata e vlerësojnë marrëdhënien e tyre edhe kur nuk ndihen të lumtur në të, ndaj preferojnë të mos thonë asgjë në vend që të rrezikojnë një konflikt që mund ta përmirësojë atë, por edhe mund ta shkatërrojë atë.

2.Ata kanë frikë se bisedat konfrontuese do të lëndojnë partnerin e tyre. Prandaj kujdesen për gjendjen psikologjike të partnerit të tyre edhe kur ata vetë nuk janë të kënaqur. Dhe në këtë rast, preferojnë të heshtin sesa ta bëjnë partnerin të ndihet në siklet, edhe nëse ka një mundësi për t’i përmirësuar gjërat.

3.Kanë frikë se bisedat konfrontuese do t’i bëjnë të pambrojtur. Nëse zbulojnë shumë për veten e tyre, kanë frikë se partneri nuk do i miratojë ose do i vendosë në siklet. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për pranimin e partnerit të tyre dhe frika për ta humbur atë është një faktor kryesor pse shumë shmangin të flasin për tema të ndjeshme në radhë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al