21 Dhjetor, 2018

Provokimi i fundit i Vanda Narës, bashkëshortja e Ikardit bën “tag”… gruas së Ronaldos


Bëmat e Vanda Narës nuk kanë fund. Bashkëshortja e kapitenit të Interit, e cila është njëkohësisht dhe menaxherja e argjentinasit, duket se ka rrëmbyer skenën dhe për disa ditë me radhë është në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj dhe postimet në “Instagram”.

Si të mos mjaftonte festa e ditëlindjes së djalit të saj Çoki me ngjyrat bardhezi, Vanda postoi në “Instagram” një foto të Ikardit me 3 miqtë e tij argjentinas, Lautaro Martinez, Rikardo Palasio dhe Lisandro Lopez.

Mbrapa tyre ndodhej sfondi bardhezi ku shkruhej “Çoki 8”. Ndërkohë në foton e postuar, bashkëshortja e kapitenit të Interit, në mënyrë të habitshme ka bërë tag, të dashurën e Kristiano Ronaldos.

Nuk dihet nëse këtë gjë Vanda e ka bërë me qëllim, apo thjesht një lapsus. Gjithsesi hendeku me saj dhe Interit vazhdon të thellohet.

© Panoramaplus.al