10 Dhjetor, 2020

Protesta për Klodian Rashën, Jonida Maliqi: Dhuna e përdorur, injorancë! Pse sillemi si kafshë


Këngetarja, Jonida Maliqi ka reaguar pas protestës së mbrëmjes së të mërkurës për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja shkruan se “ajo që i ndodhi 25-vjeçarit është e tmerrshme” por që drejtësia do vihet në vend.

Ndërsa theksoi se duhej protestuar paqësisht dhe jo duke “u sjellë si kafshë dhe huliganë”.

Ajo u shpreh se djegia dhe shkatërrimi “nuk janë zgjidhje e problemit, por injorancë”.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por përse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht.

Të djegim, shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë,”- shkroi Jonida Maliqi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al