18 Qershor, 2018

Propozim me unazë diamanti, këngëtarët shqiptarë i japin fund beqarisë


Venera Lumani e Lind Islami janë një nga çiftet më të dashura e të komentuara të showbizz-it shqiptar. Me bashkëpunimet e tyre “Zemër në katror”, “Nata e parë” e të tjerë, kanë bërë për vete menjëherë publikun.

 

Çifti një ditë më parë ka zbuluar një lajm shumë të bukur. Gjatë pushimeve të tyre në Barcelonë, Lindi i ka propozuar Venerës për fejesë pas 5-vitesh së bashku.

Këngëtari ka publikuar një foto të duarve të tyre ku tregon unazën me diamant në gishtin e Venerës. “Përgjithmonë”, shkruan ai krahas fotos ku ka marrë qindra urime.

Ndërsa këngëtarja ka postuar të njëjtën foto në “Instastory” dhe shkruan: “Po-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë!”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al