Gazetarja Adelajda Xhamani e cila u nda nga jeta krejt papritur ne oret e para te mengjesit te sotem ishte mësuesja nga Kavaja e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother në vitin 2009, ku u rendit e dyta.

Vajza simpatike nga Kavaja, kishte mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi.
Prej vitesh Adela punonte në shtypin rozë. Aktualisht ajo mbante postin e kryeredaktores në një revistë.
Shpesh ajo ishte e ftuar në studiot televizive për të folur rreth botës së showbizit.
Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.





