18 Shkurt, 2022

Problemet mes Angelina Jolisë dhe Brad Pitt nuk kanë të ndalur, aktori ngre padi kundër saj


Angelina Jolie dhe Brad Pitt edhe pse i dhanë fund martesës, mesa duket ende janë në një “luftë” të hapur mes tyre.

Në fillim ata kishin një ‘betejë’ lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, të cilën Brad nuk dëshironte t’ja linte bashkëshortes së tij.

Por më pas, aktorja ka fituar kujdestarinë e fëmijëve duke shfaqur pakënaqësi te ish-bashkëshorti.

Si duket, telashet mes çiftit nuk kanë të ndalur.

Kësaj here, aktori akuzon ish-partneren se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre Chateau Miraval.

Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau pa marrëveshje nga pala tjetër.

Angelina, ja ka shitur pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler pa dijeninë e ish-partnerit.

Dokumentet të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angeles shkruanin: “Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e Pitt, duke i mohuar atij të drejtën e pëlqimit që i detyrohej dhe të drejtën e refuzimit të parë që subjekti i saj i biznesit i detyrohej.

Ajo e shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar, duke e minimizuar kështu investimin e tij në Miraval.

Më herët, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.

Sipas mediave të huaja, Jolie u akuzua se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.

Pitt, nga ana tjetër pretendon se e gjitha kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se të dy ata kishin rënë dakord se nëse njëri prej tyre do të hiqte dorë nga prona, tjetri mund ta blinte atë.

 

© Panoramaplus.al