Priyanka Chopra ka ndarë pak nga jeta e saj si nënë e re në rrjetet sociale.

Priyanka dhe Nick Jonas u bënë prindër për herë të parë në muajin janar. Ata njoftuan në rrjetet sociale se kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë përmes një lindjeje surrogate (lindje ku një grua tjetër pranon të lindë një fëmijë për një person/çift), teksa ende nuk kanë zbuluar gjininë e bebit.

Së fundmi aktorja ka postuar një album me foto në Instagram ku mes të tjerash ka publikuar një selfie me Nick dhe foton e disa lodrave. Këto janë fotot e para që 39-vjeçarja ka postuar që kur është bërë nënë, për jetën personale pasi pastime e tjera ka qenë rreth bashkëpunimeve të saj profesionale.
Çifti janë treguar shumë të rezervuar me detajet rreth fëmijës. Megjithatë ata e kishin shprehur prej kohësh dëshirën për tu bërë me fëmijë.
Priyanka, 39 vjeç dhe Nick, 29 vjeç, nisën romancën në maj të vitit 2018, ndërsa në korrik 2018 ai i propozoi për martesë. Ata u fejuan në gusht dhe në dhjetor 2018 u martuan.
© Panoramaplus.al
